Vijojnë befasitë në ndeshjet e fundit të NBA. Ekipi i Los Angeles Lakers fitoi 114-105 në fushën e Boston, duke surprizuar me paraqitjen e tij edhe pse në fushë mungonin yjet si LeBron James dhe Anthony Davis.
Të rinjtë e ekipit shkëlqyen të gjithë, ku u dallua Reaves me 32 pikë. Për Celtics u dallua i zakonshmi Tatum me 23 pikë, por që kësaj here nuk mjaftuan për të dalë te fitorja. Gjithsesi, Boston mban vendin e parë në Lindje.
Fiton edhe ekipi i New York, që mundi 109-105 Indiana Pacers, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Brunson me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për nju-jorkezët, që marrin fitoren e nëntë radhazi dhe ngjiten në vendin e tretë po në Lindje.
Fitoren e 30-të sezonale mori skuadra e Philadelphia, që mposhti 127-124 Utah Jazz jashtë fushe. Ndeshje magjike për Maxey, që realizoi 51 pikë për miqtë.
Befason edhe ekipi i Cleveland, që mundi 108-101 Memphis. Mitchell realizoi 25 pikë për miqtë, lider në fushë, i bërë të pavlefshme 25 pikët e Jackson për Grizzlies.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co