Sport

Lakers mposhtin Minnesota-n, Oklahoma mbron kreun në Perëndim

lakers mposhtin minnesota n oklahoma mbron kreun ne perendim
lakers mposhtin minnesota n oklahoma mbron kreun ne perendim

Gara për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit në NBA sa vjen e bëhet më interesante. Oklahoma Siti Thandër e mbron kreun pas fitores bindëse në shtëpi 124-93 ndaj Memfis. Vetë diferenca e pikëve tregon për dominimin e vendasve, ku spikati dyshja Shai-Uallas, që realizuan 45 së bashku, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Xhekson për miqtë.

Ishte fitorja e tretë radhazi për Oklahoman, por vetëm një hap larg është Denver, që e kërcënon për vendin e parë. Minesota, e cila kryesoi bindshëm për muaj të tërë, tashmë ka rënë në vendin e tretë. Kjo sepse humbi në Los Anxhelos ndaj Lejkërs, me këta të fundit që fituan 120-109 dhe ngjiten në vendin e nëntë.

Për ekipin kalifornian rikthimi i Lebron Xhejms pati ndikim të madh, i cili ishte shënuesi më i mirë me 29 pikë, i ndihmuar nga Dejvis me 27 pikë dhe 25 ribaund.

Ndërkohë, humbet ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Klipers. Ishte Milouki Baks që i mposhti 124-117, një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, ku miqtë bënë diferencën në fillimin e pjesës së dytë. Lillard me 35 pikë dhe Antetokonmpo me 34 bënë diferencën në fushë për Miloukin, skuadër pretendente në Lindje.

REZULTATET

Clippers – Milëaukee, 117-124

Sacramento – Houston, 104-112

Orlando – Indiana 97-111

Miami – ëashington 108-110

Atlanta – Neë Orleans 103-116

Oklahoma – Memphis 124-93

Cleveland – Brooklyn 101-120

Neë York – Philadelphia 73-79

Lakers – Minnesota 120-109

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts