Lamal, numri 10 i ri i Spanjës dhe lojtari më i vlefshëm në histori

lamal numri 10 i ri i spanjes dhe lojtari me i vlefshem ne histori





































Lamin Jamal nuk i është shmangur kurrë vëmendjes apo presionit. Ylli i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle e ka marrë përsipër barrën që sjell talenti i tij (fuqinë e madhe dhe përgjegjësinë e madhe) me një natyralitet jo të zakontë për 17 vitet e tij.jamalAi po vazhdon të hedhë hapa gjigantë drejt majës së futbollit dhe një nga ato faza, ajo e shtimit të peshës në skuadër duke fituar shifra më të njohura, ka filluar të ndodhë. Pasi ka veshur fanellat “periferike” 19, 17 ose 15 me “La Roja”-n, për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Serbisë, Jamal do të mbajë fanellën mitike me numrin 10. Një numër që në “Euro 2024” e mbajti shoku i tij i ri te Barcelona, Dani Olmo i cili do të mungojë në dy takimet e tetorit të Spanjës si pasojë e një dëmtimi.

Fanella me numrin 10 është trashëguar nga Pepelu dhe kohët e fundit është veshur edhe nga Brajan Saragoza, Niko Uilliams, Jeremi Pino dhe Dani Olmo. Pronari i mëparshëm i kësaj fanelle në epokën e artë të kombëtares spanjolle ishte Çesk Fabregas. Trajneri aktual i Komos, një tjetër yll i brezit të tij, e mori këtë përgjegjësi në moshën 20-vjeçare. Lamin e ka zbritur normën me 3 vjet. Ai do të debutojë me këtë numër në shpinë dhe do të kërkojë të rrisë numrin e golave dhe asisteve.

Për momentin, ai numëron tre gola dhe nëntë pasime vendimtare në 16 ndeshje me Spanjën. Edhe pse spanjolli që ka gjeneruar më shumë para në transferta është ende Alvaro Morata, Lamin Jamal është bërë të premten lojtari spanjoll më i vlefshëm i të gjitha kohërave për faqen e specializuar në treg, “Transfermarkt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →