Futbollisti adoleshent spanjoll, Lamine Yamal jo vetëm që ka vendosur rekorde të shumta moshe në EURO2024, por ka qenë gjithashtu edhe një yll i madh i medias sociale.
Platforma Tiktok deklaroi se videot e 17-vjeçarit Yamal u shikuan më shumë se 170 milionë herë gjatë turneut njëmujor që përfundoi të dielën, shumë më tepër se çdo lojtar tjetër.
Në të 24 skuadrat, Gjermania kryesoi me 374 milionë shikime, teksa lojtarët, përfshirë Jamal Musiala dhe Toni Kroos, performuan në sfida dhe ngarkuan video nga eventi sportiv.
Franca pason me 241 milionë shikime, përpara Anglisë së vendit të dytë (184 milionë).
Këtu kampionia Spanja është e shtata me 51 milionë klikime.
Tiktok tha se shikimet e përgjithshme të përmbajtjeve të lidhura me EURO2024 ishin afër 3,5 miliardë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co