Sport

Lamtumirë legjendë! Bejkush Birçe përcillet me nderime (FOTO)

lamtumire legjende bejkush birce percillet me nderime foto
lamtumire legjende bejkush birce percillet me nderime foto

Nga kjo e hënë, futbolli shqiptar është më i varfër, ndarja nga jeta e një legjende si Bejkush Birçe është një humbje e madhe. Ish trajneri i Kombëtares u nderua në ambientin e stadiumit “Air Albania”, dikur “Qemal Stafa”, aty ku Birçe zhvilloi shumë beteja, duke udhëhequr ekipin përfaqësues në një periudhë shumë të vështirë, në vitet 90’, ndërsa më herët kishte shkruar historinë edhe me klubin e Partizanit, skuadër që i dhuroi dhe dy tituj kampion.

Me qindra sportdashës, figura të futbollit shqiptar, ish kolege dhe personalitet të ndryshme, i bënë homazhet Bejkush Birçes duke e përcjell me nderim për të botën e përtejme. Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, institucion ku mbajti edhe postin e zëvendës presidentit, treguan mirënjohjen ndaj një figure kaq të madhe si Bejkush Birçe.

Bejkush Birçe u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts