Bota Sport

Laporta, mendjen nga Niko Uilliams: Jo vetëm Dani Olmo…

laporta mendjen nga niko uilliams jo vetem dani olmo




































Firma me Dani Olmon nuk do të jetë e vetmja për Barcelonën në merkaton e kësaj vere. Të paktën ky është premtimi që presidenti i klubit blaugrana i ka bërë tifozëve të ekipit.

Joan-Laporta-966x609-c-default

Dhe e kotë ta thuash se kush është “fiksimi” i tij. Po flasim për Niko Uilliams, edhe pse këtë herë Laporta nuk ka dashur të flasë me emra konkretë. Deklarata e tij ka ardhur pas firmës me Dani Olmon, i cili që nga dje është dhe zyrtarisht një lojtar i Barcelonës.

“Jemi të kënaqur që kemi përfunduar me sukses një marrëveshja shumë të rëndësishme për të sjellë Dani Olmon në skuadër – ka deklaruar presidenti Joan Laporta – Kemi sjellë në skuadër që lojtar që do të na japë më shumë cilësi. Por dua të them se Dani Olmo nuk do të jetë i vetmi që do të bashkohet me ne këtë verë. Kemi plane të tjera dhe shpresojmë që të arrijmë të afrojmë edhe ndonjë lojtar tjetër”.

Duhet thënë se në orët e fundit, një tjetër lojtar që është përmendur në Barcelonë është dhe ai i Kingsli Koman, për të cilin Bajerni i Mynihut do të ishte i hapur për një marrëveshje me Barcelonën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts