Largimi i kryetarëve shqiptarë nga posti, KQZ-ja gati për ‘referendumin’ e nesërm, në katër komunat veriore të Kosovës

largimi i kryetareve shqiptare nga posti kqz ja gati per referendumin e neserm ne kater komunat veriore te kosoves
largimi i kryetareve shqiptare nga posti kqz ja gati per referendumin e neserm ne kater komunat veriore te kosoves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë zhvilloi mbledhjen një ditë para “referendumit” për kryetarët e katër kryetarëve në komunat veriore. KQZ-ja bëri të ditur se në katër komunat me shumicë serbe, në listën votuese janë 46 mijë e 556 njerëz, apo 1 mijë e 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.

Më 3 prill, KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimi, ku kanë qenë 43 sosh, por pas raportimeve të Sekretariatit të KQZ-së, u bë e ditur se nga 43 qendra, 33 prej tyre, që janë shkolla, drejtorët e tyre kanë refuzuar dhënien e tyre në përdorim për procesin e votimit.

Ndërsa, Sekretari i KQZ-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se pas refuzimit të drejtorëve të shkollave, numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.

 Ahmetaj bëri të ditur po ashtu se tashmë ka nisur edhe procesi i transportimit të materialit zgjedhor në qendrat e votimit ku pritet të fillojë nesër në ora 07:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →