Largimi i shqiptarëve, Milaqi: Kontigjenti i azilkërkuesve në Gjermani, kryesisht prej shkaqeve ekonomike

largimi i shqiptareve milaqi kontigjenti i azilkerkuesve ne gjermani kryesisht prej shkaqeve ekonomike
largimi i shqiptareve milaqi kontigjenti i azilkerkuesve ne gjermani kryesisht prej shkaqeve ekonomike

Konsulenti politik Bledar Milaqi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

Milaqi u shpreh se kontingjenti që i është drejtuar Gjermanisë për të kërkuar azil politik ka qenë kryesisht për shkak të varfërisë dhe kushteve të vështira ekonomike në Shqipëri.

Sipas tij tashmë Gjermania mundëson njohjen e diplomave edhe për individët që kanë përfunduar një shkollë profesionale dhe jo vetëm për punonjësit nga fusha e mjekësisë.

[embedded content]

“Kontigjenti që ka ardhur për të kërkuar azil ka qenë një kontingjent që vjen për shkak të varfërisë të tejskajshme në Shqipëri. Në këto qendra azilkërkuesit nga vendet e sigurta të origjinës mund të qëndrojnë deri në 18 muaj dhe ky afat ka edhe një efekt të padëshiruar nga qeveritë përkatëse, pasi këta persona përgjatë kësaj kohe nuk integrohen as në shoqëri dhe sjell një frustrim që mund të degjenerojë në mënyra të ndryshme.

Zakonisht periudha 90 ditore është mundësi e mirë për ata që duan të vijnë në Gjermani për arsye pune dhe krijojnë kontaktet e para me punëdhënësit. Gjermania mundëson njohjen e diplomave edhe për shkollat profesionale, jo vetëm për punonjësit e fushës së mjekësisë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →