Ndaj Juventusit nuk ishte ndeshja e tij më e mirë e mundshme me Interin, por në fund të sfidës së fituar 1-0, sulmuesi, Lautaro Martinez është shprehur i lumtur. Në fjalën e tij, Lautaro nuk la pa përmendur edhe çështjen e rinovimit.
“Jemi duke folur. Sigurisht që nuk është e lehtë, por do të kërkojmë që të gjejmë gjuhën e përbashkët. Rruga është e duhura. Unë përqendrohem vetëm në fushën e blertë. Kam ende 2 vite kontratë dhe ndihem shumë mirë tek Interi. Nuk ka vend për shqetësim, por thjesht për akord. Dua ta udhëheq këtë grup dhe të përcjell vlerat që më ka mësuar im atë.
“Ndeshja? Ishte një mundësi e jashtëzakonshme dhe bëmë ndeshje të madhe dhe me personalitet. Vumë në vështirësi Juventusin, që vetëm mbrohej dhe kërkoi të nisej me kundërsulme. Por ne e kishim analizuar lojën e tyre dhe jemi të lumtur që morëm fitoren” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co