Lautaro u zgjua, TU-LA kërkon të “fshijë” Lukakun! Sulmuesit duan të shtyjnë Interin përpara

lautaro u zgjua tu la kerkon te fshije lukakun sulmuesit duan te shtyjne interin perpara





































Ata janë gati. Dhe ka një imazh që e vërteton këtë: në Udine Lautaro shënoi golin e tij të dytë, teksa Turam ra në gjunjë dhe festoi duke bërë si dem.Marcus-Thuram-Lautaro-Martinez-celebrate-InterNjë “antipastë”, si për të thënë se dëshira për të ngrënë gjithçka që ka për të ngrënë është brenda tyre. Këtë fundjavë “TuLa rikthehet në kampionat, pas stolit fillestar në Champions. Me një qëllim ose dy: Gola dhe fitore. Sepse deri tani ka shkuar kështu: Turam fluturon dhe Lautaro vuan për një gol që nuk po vinte. Tashmë që argjentinasi është zhbllokuar, francezi ka ngecur. Me pak fjalë: çifti s’ka festuar ende, pasi s’ka pasur ende ndeshje me ata që shënojnë.

SINJALE — Dhe është e paprecedentë, sepse sezonin e kaluar Interi u mësua keq me të dy. Por kurba po rritet, në fund të fundit nuk ka moment më të mirë për të pritur një kthese pozitive. Tetori është një muaj kyç për Inzagin, mes kampionatit dhe kupave. Është një muaj për të hyrë fizikisht mes tetë më të mirave në Champions dhe për të bërë një përparim në kampionat. Lautaro është gati, në çdo kuptim. Fizikisht është kthyer: java që pas derbit e çoi Interin drejt transfertës në Udine i lejoi atij të fitonte shifra vendimtare në stërvitje, gjë që stafi teknik e vlerësoi. Performanca e argjentinasit u ngrit në “qiell” dhe jo vetëm për shkak të golave.

Disa sinjale të vogla fizike, në të vërtetë, u panë edhe gjatë mbrëmjes negative të derbit. Tani Lautaro është siç nuk ka qenë kurrë që nga 22 prilli, dita e yllit të dytë, e as gjatë Kupës së Amerikës. Dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, kapiteni ndihet mirë me veten. Gjesti i lënies së penalltisë ndaj Taremit është sinjali i një lojtari që e ka “zgjidhur” problemin me golin dhe nuk ndjen më peshën e një gëzimi që dukej sikur nuk do të vinte kurrë. Për Interin, kuptohet, golat e tij bëjnë diferencën mes një sezoni fitues dhe një anonimi. Ajo që është e tepërt të thuhet, megjithatë, është se Lauti ka krijuar një ndjesi mirëkuptimi me të gjithë kolegët e repartit: duke arsyetuar nga perspektiva e rrotacionit të kërkuar nga Inzagi, ky është një sinjal i shkëlqyer. Nëse keni dyshime, shikoni minutat e luajtura përkrah Taremit kundër Yllit të Kuq.

DËSHIRË PËR REKORD- Sigurisht, Turam mbetet kolegu i preferuar. Francezi pushoi në Champions. Por mbi të gjitha, të paktën për sa i përket kalendarit, është lënë pas një muaji shtator disi i pakëndshëm: as një gol dhe disa hije të tepërta edhe në paraqitje. Është një rënie fiziologjike, mendojnë tek Interi. Ndoshta, kush e di, edhe për shkak të një transformimi taktik që lojtari po përjeton. Turam po luan në zonë më shumë se sa në pjesën e parë të sezonit të kaluar. Tani ne gjithashtu shohim, shumë më tepër se në të kaluarën, Lautaron disa hapa pas Markus.it Është ndryshimi i Inzagit për diçka që tashmë kishte filluar të shihej në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Është rruga e zgjedhur për t’i bërë ata më pak të parashikueshëm, në mënyrë që të mos ulet niveli i rrezikut.

Përsëritja e vetvetes nuk është e lehtë: vlen për të gjithë Interin, vlen për dy sulmues që janë në qendër të projektit të Inzagit. Synimi i të dyve është të vendosin një rekord, në aspektin personal. Sezoni më pjellor ndonjëherë i francezit ishte 2022-23, me 16 gola të shënuar. Ai i Lautaros, po atë vit, 28 golat që e çuan Interin (edhe) në finalen e Stambollit. Ka një hap më shumë për të bërë në krahasim me sezonin e shkuar. Më pas, aty ka edhe dëshirë për të fshirë numerikisht të shkuarën. Lautaro dhe Lukaku, në 2019-2020, arritën së bashku 55 gola sezonalë. Ngjitja është ende e gjatë, por TuLa ka një potencial që ende nuk është shprehur plotësisht. Dhe nëse ata të dy kanë vend për përmirësim, Inzagi e i gjithë ambienti interist ka dy arsye më tepër për të qenë i qetë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →