Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka vlerësuar presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se ai kupton shumë më tepër se çfarë po ndodh në Ukrainë se çdo lider evropian.
Duke folur në Forumin Diplomatik të Antalias në Turqinë jugore, Lavrov vuri në dukje se Trump e kupton nevojën për të adresuar shkaqet rrënjësore të konfliktit në Ukrainë për të zgjidhur problemin.
“Kur flasim për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të çdo konflikti, duke përfshirë konfliktin ukrainas, kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin dhe për të vendosur paqen afatgjatë. Hiqni shkaqet rrënjësore,” tha Lavrov.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co