Sport

Lazio dhe Napolin zhgënjejnë në kryeqytet, barazim “i thatë” në Serie A

lazio dhe napolin zhgenjejne ne kryeqytet barazim i thate ne serie a
lazio dhe napolin zhgenjejne ne kryeqytet barazim i thate ne serie a

Asnjë gol dhe pak emocione. Lazio dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në Stadio Olimpico (Rome), në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit.

Në pjesën e parë fitoi frika për të mos pësuar gol. As kampionët e Italisë dhe as lacialët nuk regjistruan dot asnjë goditje në portë, duke zhgënjyer edhe tifozët në shkallët e tribunave.

Në minutën e 80-të, të besuarit e Mazzarrit provuan të zgjidhin ndeshjen me Zielinskin, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. 5 minutat shtesë nuk prodhuan gol, me skuadrat që u detyruan të pajtoheshin me rezultatin. Napoli, në takimin e radhës pret Veronën në shtëpi. Lazio do të udhëtojë në Bergamo, për sfidën me Atalantën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts