![LDK kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset edhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës 2 ldk kerkon qe shtatorja e leotrim ahmetit te vendoset edhe ne oborrin e kuvendit te kosoves](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/ldk-kerkon-qe-shtatorja-e-leotrim-ahmetit-te-vendoset-edhe-ne-oborrin-e-kuvendit-te-kosoves.jpg)
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës një kërkesë që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset në oborrin e Kuvendit.
LDK thekson se shtatorja e Leotrimit, e punuar me mjeshtëri nga skulptori Sabri Behramaj dhe e vendosur në qendër të Skenderajt, është bërë simbol i së vërtetës historike të popullit të Kosovës.
“Vendosja e shtatores së njëjtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1.000 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit”, thuhet në letër.
“Pas, marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, ne kërkojmë nga autoritetet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë dhe për të kujtuar përgjithmonë historinë e rëndë të kombit tonë’’, thuhet në letër, shkruajnë mediat vendase.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co