Joe Hart thotë mjaft. Portieri i njohur do të largohet nga futbolli i luajtur, në fund të këtij sezoni me Celtic. 36-vjeçari bëri debutimin e tij me ekipin e parë për Shrewsbury në prill 2004 dhe numëron jo pak por 75 paraqitje për Anglinë. Hart ka luajtur për Manchester Cityn për disa sezone në Premier League, ndërsa ka dhënë kontributin e tij edhe për ekipe si Torino, West Ham dhe Burnley.
Trajneri i skuadrës aktuale ku ai aktivizohet, menaxheri i Celtic, Brendan Rodgers nuk “kurseu” fjalët e mira për të. “Për gjithçka që ka bërë në futboll, Joe meriton lëvdata dhe urime të mëdha, ai ka qenë një aset kaq i shkëlqyer për Celtic, natyrisht dhe lojën më të gjerë në nivelet më të larta, brenda dhe jashtë vendit.Por më shumë se kaq, ai është një njeri i jashtëzakonshëm, thjesht i shkëlqyer për të punuar me të” – Tha Rodgers. “Gardiani” Joe Hart ka fituar 2 herë titullin kampion me Manchester Cityn në Premier League, ndërsa po 2 tituj ka marrë edhe me Celtic.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co