Le Pen po humbet terren në Evropë, portugezët e Chega-s zgjedhin Orban

le pen po humbet terren ne evrope portugezet e chega s zgjedhin orban
le pen po humbet terren ne evrope portugezet e chega s zgjedhin orban

Brenda pak ditësh, Marine Le Pen mund të marrë drejtimin e Qeverisë në Francë, ndërsa Tubimi Kombëtar rezultoi fitues në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare.

Por në Evropë, grupi sovranist i udhëhequr nga Le Pen rrezikon të zhduket: pas lamtumirës së shpallur të austriakeve të FPO, edhe portugezët e Chega janë gati të braktisin Identitetin dhe Demokracinë (ID), si FPO, për t’u bashkuar me grupin e ri “Patriotët e Evropës” që po ndërton kryeministri hungarez Viktor Orban.

Me këto dezertime, ID do të kishte rreth 50 deputetë nga 7 vende të BE-së: ky është pragu minimal për të qenë në gjendje të formojë një grup në Parlamentin Evropian.

Nëse vetëm një nga partitë e mbetura do të largohej në ditët në vijim, sovranistët nuk do të kishin më një grup. Një event jo aq i largët.

Lidhja, e cila aktualisht është forca e dytë më e madhe në aleancë pas RN franceze (që përfaqësojnë 60% të deputetëve të ID), vlerësoi iniciativën e Orban.

“Patriotët? Është projekti më interesant për alternativën në Evropë. Dhe katalizatori i tij është pakënaqësi me një sistem që nuk funksionon dhe nuk ndryshon”, tha për Corriere della Sera, anëtari i Ligës së Veriut, Marco Zanni, njeriu i Matteo Salvinit në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →