Sport

Leao i kënaqur për kualifikimin: Faleminderit që besuat, jemi një grup i bashkuar

leao i kenaqur per kualifikimin faleminderit qe besuat jemi nje grup i bashkuar
leao i kenaqur per kualifikimin faleminderit qe besuat jemi nje grup i bashkuar

Portugali fitoi me shumë vështirësi ndaj Sllovenisë, ku u deshën gjuajtjet e penalltive për të vendosur fatin e skuadrës që do të shkonte në çerekfinale. Fat i cili ndihmoi më të fortin, skuadrën e Cristiano Ronaldos që u treguan të saktë në “ruletën ruse” të penalltive. Leao, futbollisti i Milanit, megjithëse ende nuk po arrin dot të shfaqet protagonist njësoj si me fanellën kuqezi, u shpreh mjaft i kënaqur për arritjen e kualifikimit.

“Të gjithë të bashkuar. Sot përjetuam një mal me emocione. Faleminderit që besuat deri në fund”, këto ishin fjalët e sulmuesit portugez në rrjetet e tij sociale, pas përfundimit të ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts