Leao ndez motorët, gati t’i përgjigjet Milanit dhe Fonsekës

leao ndez motoret gati ti pergjigjet milanit dhe fonsekes





































Testi është për dy, duam apo s’duam, sepse sot në 18:45 kundër Bryzhit në Champions, nuk është vetëm Milani në lojë, i detyruar të fusë në xhep tre pikët e para të turneut për të mos rrëshqitur gjithmonë më poshtë, por edhe Rafa Leao, i freskët nga një ndeshje si spektator të shtunën e kaluar kundër Udinezes.

fonseka leao

Ndaj tij ka thirrje për një reagim të fortë. Përdorimi i tij u paralajmërua nga Paulo Fonseka në konferencë për shtyp, por megjithatë trajneri në ditët e fundit nuk ka qenë i butë në drejtimin e lojtarëve të tij. Kundër Para Udinezes tha se nuk donte t’ia dinte për askënd, teksa sot do të duhet të bëjë një hap të vogël prapa. Sepse mbi të gjitha ka rëndësi vetëm fitorja dhe si ose me kë do të arrihet qëllimi, në këtë moment ka një rëndësi relative. Pra, rrugës edukativendëshkuese i erdhi fundi dhe sot do të luhet me më të mirët. Përfshirë Leaon.

NË FORMË – E sigurt është se Rafa, në ditën e tij si spektator, nuk pati as fat: fillimisht fillimi i shkëlqyer i ndeshjes i Okaforit, më pas përjashtimi i Reijnders, më në fund lëndimi i Abrahamit. Të gjitha ngjarjet që e penguan të dilte në fushë qoftë edhe për një pjesë të ndeshjes. Nga ana tjetër, nëse ka një anë të kësaj që mund të konsiderohet pozitive, është ajo fizike. E cila, e kombinuar me atë sasi zemërimi për përjashtimin e fundit nga titullarët, mund të sugjerojë se Leao do të jetë në formë të shkëlqyer kundër belgëve. Çka, me sa duket, është ajo që pret Fonseka dhe të gjithë milanistët.

RAPORTI- Fonseka dhe Leao nuk kanë debatuar asnjëherë, marrëdhënia nuk është aspak e keqe, por sigurisht që bie në sy një distancë e vogël. Trajneri nuk u mërzit nga fjalët e vlerësimit të Rafas për trajnerin e Portugalisë. Sipas burimeve brenda klubit, tekniku nuk ka lexuar asnjë referencë indirekte për të, teksa edhe ai nuk e ka vlerësuar numrin e tij 10 pas paraqitjeve zhgënjyese si ato ndaj Parmës apo Leçes. Dhe përshtypja e qartë është se Fonseka po përpiqet ta bëjë Leaon të reagojë: ai e di që askush tjetër nuk ka hapësirën e sulmuesit për përmirësim.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →