Ernest Muçi ndryshoi mjedis në merkaton e janarit, teksa zgjodhi të largohej nga Legia për t’u bashkuar me Besiktas në Turqi. Presidenti i Besiktas, Hasan Arat në një intervistë të dhënë theksoi faktin se transferimi i futbollistit shqiptar ishte një mision mjaft i vështirë. Gjithashtu, Arat tha se Muçin e kërkonte edhe Aston Villa.
“Legia e Varshavës nuk e lëshonte Muçin, sepse bëhej fjalë për një lojtar shumë të vlefshëm. Edhe menaxheri nuk bindej lehtë, akordi u arrit vetëm në mesnatë. E morën nga qendra stërvitore në dy të mëngjesit dhe arritëm të firmosnim. Muçin e kërkonte edhe Aston Villa” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co