Edhe Alesandro del Piero është në grupin e atyre që karikojnë Milanin.
Nuk ka si të jetë ndryshe në një moment kur kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje kampionat dhe pësojnë mesatarisht dy gola çdo 90 minuta. Legjenda e Juventusit, në analizën e tij për rrjetin “SKY”, nuk ka kursyer kuqezinjtë.
“Mund të jesh edhe më i dobët në teori, por në këtë kontekste çdo futbollist në fushë të nxjerrë diçka më shumë. Milani duhet të përdorte armët e veta. Është e vërtetë që Leao u shërbye për herë të parë në minutën e 20-të, por në një moment duhet të shkojë të marrë topin, të jetë lider. Pavarësisht se çfarë i thotë trajneri”, ka deklaruar Alesandro del Piero.
PANORAMASPORT.AL