Shqiperia

Legjenda e operas Jose Carreras vjen në Tiranë, turi i fundit para mbylljes së karrierës

legjenda e operas jose carreras vjen ne tirane turi i fundit para mbylljes se karrieres
legjenda e operas jose carreras vjen ne tirane turi i fundit para mbylljes se karrieres

Legjenda e operës, Jose Carreras, vjen në Tiranë për një koncert të paharrueshëm më 8 shtator. Një prej tenorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e bën skenën e stadiumit “Selman Stermasi” një nga ndalesat e turit të tij të fundit para se të tërhiqet nga jeta artistike.

Artisti që ka prekur skenat e mëdha ndërkombëtare dhe pjesë e trios më të njohur në botë të “Tre tenorëve”, shënon një moment të veçantë dhe unik për adhuruesit e muzikës në Shqipëri. Jose Carreras ka ndriçuar skenën e operës për dekada të tëra ndërsa performancat e tij janë të njohura për emocionet e thella dhe interpretimet e jashtëzakonshme. Me një karrierë që përfshin disa nga teatrot më prestigjioze të operës dhe një repertor të pasur, Carreras ka shënjuar standardet e artit operistik.

Koncerti i tij në stadiumin “Selman Stermasi” që këtë vit është kthyer në skenën e artistëve më në zë të zhanreve të ndryshme, do të jetë një përvojë unike. Ai ofron mundësinë për të dëgjuar ariet më të njohura dhe pjesë të tjera të repertorit të Carreras, të cilat do të interpretohen me pasionin dhe mjeshtërinë që e karakterizojnë artistin.

LEGJENDA CARRERAS

Nga fëmijëria në Barcelonën e viteve 1970 drejt skenave më të mëdha të artiti lirik, José Carreras ka qenë një nga artistët që ka ditur të hapë dyert e mëdha të skenave. Nga Gran Teatre del Liceu të Barcelonës ai ka pushtuar teatro dhe festivale prestigjioze të operës në botë, përfshirë Teatrin alla Scala të Milanos; Metropolitan Opera House të New York-ut; Opera e San Francisko, Staatsoper e Vienës, Royal Opera House e Londrës, Opera e Mynihut, Lyric Opera e Chicago si dhe Festivalet e Salzburgut, Aix-en-Provence, Edinburg dhe Verona.

José Carreras ka bashkëpunuar me drejtuesit më të njohur të orkestrave, përfshirë Herbert von Karajan, Leonard Bernstein dhe Zubin Mehta, ndërsa repertori i tij përfshin mbi gjashtëdhjetë opera, ndër të cilat: La Bohème, Tosca, Werther, Don Carlo, Carmen, La Forza del Destino, I Pagliacci, L’Elisir d’Amore dhe Un Ballo in Maschera. Diskografia e tij përfshin mbi 160 regjistrime, veçanërisht 50 opera të plota, oratore, recitale popullore dhe klasike. Ai ka marrë shumë disqe ari dhe platinumi dhe ka shitur rreth 80 milion regjistrime ndërsa fitues i dhjetëra çmimeve, medaljeve e titujve.

Koncertet e 3 Tenorëve me José Carreras, Plácido Domingo dhe Luciano Pavarotti më mijëra spektatorë, janë kthyer në një mënyrë për të afruar publikun me këtë zhanër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts