Të dielën e kaluar, Herri Kejn humbi finalen e Kampionatit Europian me Anglinë. Tani ai po merr “goditje” të ashpra edhe nga Lotar Mateus, i cili është kritik për paraqitjen e bomberit të Bajernit.
Lojtari “rekordmen” i Gjermanisë beson se shanset e Herrit për të fituar trofe në të ardhmen janë të pakta. Edhe pas finales së tij të dytë të Kampionatit Europian, Kejn është ende në pritje të medaljes së parë si kampion. Pas tre golave dhe një asistimi, ai kryesoi listën e golashënuesve të “Tre Luanëve”, por sërish pati një breshëri kritikash.
Mateus gjithashtu e bëri të qartë në rubrikën e tij në “Sky” se kapiteni i kombëtares angleze nuk i përmbushi pritshmëritë: “Kejn nuk ishte në gjendje të përputhej me performancën e tij, krahas asaj që dhuroi te Bajerni”, shkroi Mateus.
Nga këndvështrimi i Lotarit, forma e ulët e “pykës” mund t’i atribuohet një dëmtimi nga sezoni i kaluar: “Kejn nuk ishte në gjendje të kalonte përgatitjen sepse një gjë ose një tjetër e dëmtoi atë në fund të sezonit në Bundesligë”. Një pushim prej tri javësh tani duhet t’i japë sulmuesit kohë të mjaftueshme për të lënë pas humbjen përfundimtare, për t’u rikuperuar nga dëmtimi dhe fokusuar në sezonin e ri. Mateus aktualisht nuk e sheh të sigurt që edicioni i ardhshëm do t’i sjellë Herrit titullin e parë të shumëpritur:
“Bajerni duhet të rritet së bashku së pari, skuadra e Leverkusen tashmë ka një ekip funksional dhe shumë vdekjeprurës në shënimin e golave”, përfundoi Lotar. Në ciklin 2023-2024 goleadori anglez humbi finalen e parë me bavarezët, Superkupa e Gjermanisë me shifrat 0-3 kundër Lajpcig në “Allianz Arena”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co