Leon Gorecka përballet me një të ardhme të pasigurt në Bajern. Ndërsa 29-vjeçari e përjashtoi kategorikisht mundësinë e largimit nga Mynihu gjatë verës, mesfushori tani thuhet se ka mendime të dyta.
Sipas ish-mesfushorit të bavarezëve, Bastian Shvainshtaiger, Leon duhet të luftojë për vendin e tij në ekip. Ndërsa drejtuesit e Bajernit nuk duket se po planifikojnë më për Goreckan, Shvainshtaiger është i bindur se mesfushori nuk duhet të largohet nga Mynihu në dimër:
“Vazhdo të punosh shumë. Sezoni është i gjatë dhe keni nevojë për shumë lojtarë në një nivel të mirë. Leon Gorecka është ende një futbollist që Bajernit i duhet patjetër”, shpjegoi Bastian në periferi të “Laver Cup” në Berlin. Mikael Balak, ish-kapiteni i Gjermanisë dhe eksperti i “DAZN”, shprehu gjithashtu mbështetjen e tij dhe këshilloi Goreckan të “vazhdojë të shtyjë”.
Balak theksoi se mesfushori i bavarezëve, pavarësisht situatës së pasigurt dhe duhet të vazhdojë të luftojë me të gjitha forcat: “Unë mendoj se ai është 100 për qind i sigurt në performancën e tij, përndryshe nuk do ta kishte marrë këtë vendim”, tha Balak.
Leo Gorecka u përdor për herë të fundit në Champions kundër Dinamo Zagrebit në fazat mbyllëse të lojës dhe madje shënoi një gol. Megjithatë, në hierarkinë e mesfushës së Bajernit, 29-vjeçari është vetëm në vendin e katërt pas Joshua Kimish, Aleksandar Pavloviç dhe nënshkrimit të ri Zhoao Palhinja. Sipas raporteve të vazhdueshme të mediave, futbollisti me numër “8” dëshiron të rishqyrtojë situatën e tij në dimër. Nëse ai vazhdon të “lëngojë” mes tribunës dhe stolit zëvendësues, ai nuk mund të përjashtojë më një largim të hershëm nga Mynihu.
PANORAMASPORT.AL