Në Itali, çështja titull praktikisht duket e mbyllur, me Inter që dukshëm ka diçka më shume se sa rivalët. Lufta e vërtetë pritet të zhvillohet për tre vendet e tjera që të dërgojnë në Champions League, por dhe këtu ka një diferencë të theksuar. Në këtë pikë të sezonit, në pozita të favorshme është edhe Juve, e shkëputur me 4 pikë në raport me Milan. Ekipi i Piolit fitoi 3-2 në transfertë përballë Frosinones duke e dërguar në plus 10 diferencën me Atalanta-n e vendit të katërt, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë.
Me Gjimshitin titullar, Atalanta siguroi një fitore të madhe 3-1 përballë Lazio-s. Pasalic dhe dy herë De Ketelaere ishin autorët e golave për ekipin bergamask, ndërsa Ciro Immobile shënoi golin e nderit për Lazio-n. Trajneri Sarri nuk preferoi për asnjë minutë anësorin kuqezi Elseid Hysaj, situatë që nuk ndryshon prej kohsh.
Një fitore të rëndësishme 2-1 siguroi këtë javë edhe Napoli. Ekipi i Mazzarrit vijon të mos bind, vuajtën shumë edhe përballë Verona-s teksa siguruan një fitore me përmbysje. Golin e fitores e shënoi Kvara në minutën e 87-të.
Në lidhje me legjionarët e tjerë kuqezi që aktivizohen në Serie A. Ismajli zbriti si titullarë në barazimin pa gola që Empoli arriti kundër Geona-s.
Titullar u aktivizua edhe Nedim Bajrami në humbjen 4-2 që Sassuolo pësoi në transfertë përballë Bologna-s.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co