Bota

“Legjitimohet sulmi ndaj Hamasit, por jo ndaj civilëve”- Deputeti i PS: Në disa raste Izraeli nuk ka zbatuar konventat, por…

legjitimohet sulmi ndaj hamasit por jo ndaj civileve deputeti i ps ne disa raste izraeli nuk ka zbatuar konventat por






























Deputeti i PS dhe ish-oficeri i Forcave Speciale Denis Deliu ka komentuar zhvillimet në konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme, ku së fundmi Izraeli është bërë sërish përgjegjës për vdekjen e civilëve.

deliu

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se ndërhyrjet ushtarake të Izraelit janë legjitimuar nga Shtetet e Bashkuara duke marrë në konsideratë agresionin nga militantët e Hamasit tetorin e vitit të kaluar.

Ai shpjegoi se ushtritë trajnohen që të luftojnë duke zbatuar konventat ndërkombëtare, të cilat sipas tij nuk janë zbatuar në disa momente nga Izraeli.

“Edhe nga deklaratat e SHBA legjitimohet ndërhyrja ushtarake e Izraelit sepse jemi të gjithë dëshmitarë të sulmit të Hamasit. Legjitimohet sulm ndaj Hamasit, por jo ndaj civilëve. Njerëzit në ushtri trajnohen që të luftojnë duke zbatuar konventat. Në disa raste Izraeli nuk i ka zbatuar, por nuk përjashtohen as gabimet. Dizinformimi në fushëbetejë është një problem i madh për civilët, ashtu edhe për ushtrinë. Inteligjenca izraelite ka pasur informacion se dy liderë të Hamasit kanë përgatitur sulme ndaj tyre dhe në këtë moment ushtria ka goditur. Aty afër ka qenë edhe kampi i refugjatëve dhe si duket armatimi i ushtrisë izraelite ka qenë i një dendësie më të madhe se objektivi që duhet të godisnin”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts