Qytetarët shqiptarë prej ditës së sotme mund të fluturojnë nga TIA në një destinacion të ri, drejt Leipzig në Gjermani.
Kjo linjë do të ketë tre fluturime në javë: të hënën, të mërkurën dhe të premten, duke filluar nga nëntori, fluturimet do të jenë të martën, të enjten dhe të shtunën, duke ofruar mundësi edhe më të përshtatshme për ata që duan të vizitojnë familjen apo për ata që duan të eksplorojnë qytetin.
Leipzig është i njohur për një jetë të pasur kulturore, veçanërisht në artin bashkëkohor. Për dashamirët e muzikës klasike, Leipzig ofron një thesar përvojash, duke përfshirë Muzeun Bach, shtëpinë e Mendelssohn dhe koncertet e mbajtura në ambientet historike ku dikur performonin këta emra të mëdhenj të muzikës klasike. Përtej aspektit kulturor, Leipzig ka edhe natyrën e larmishme, kulinarinë.
TIA ēshtē kthyer tashmë në një qēndër rajonale udhetimesh për larminë e destinacioneve që ofron dhe shërbimeve të një niveli të lartë. Falë investimeve të Kastrati Group, pritet që harta e destinacioneve të zgjerohet edhe më tej, jo vetëm në vendet e ndryshme të Evropës por edhe në Amerikën e Veriut dhe Azi.