Lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh pranë vijës bregdetare, Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 11 zyrtarëve

lejuan ndertimin e nje objekti 7 katesh prane vijes bregdetare prokuroria sarande kerkon arrestimin e 11 zyrtareve
lejuan ndertimin e nje objekti 7 katesh prane vijes bregdetare prokuroria sarande kerkon arrestimin e 11 zyrtareve

Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 11 zyrtarëve, të cilët akuzohen se lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh në vijën bregdetare. Sakaq, vetëm 8 persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Tetë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi në kundërshtim me ligjin lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh, hotel, pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës dhe proceduan me legalizimin tij. Ndërkohë që tre persona të tjerë janë ende në kërkim.
Të 11 të pandehurit, pjesë e procedimit penal nr.37 të vitit 2024, janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas administrimit të provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë i mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;
E.S – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;
E.L – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;
I. P – Specialiste ne Drejtorine vendore të Ashk Sarandë;
V.Q – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;
T. S – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;
O.D – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;
D.B – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe
M.S – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë
Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →