Një tërmet me magnitudë afro 5 ballë të shkallës Rihter vrau të paktën katër persona dhe plagosi 120 të tjerë në verilindje të Iranit sot, sipas mediave zyrtare.
Tërmeti u ndje në orën 13:24 me orën lokale (11:54 me orën shqiptare) në qytetin Kasmar, në verilindje të Iranit, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 120 të tjerë, njoftoi në televizionin shtetëror guvernatori lokal Khojatullah Shariatmandari.
Nga ana e tij, Instituti Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara ( USGS) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 4.9 të shkallës Rihter, duke specifikuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 km.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co