Lëkundje tërmeti në Greqi, magnituda dhe epiqendra

lekundje termeti ne greqi magnituda dhe epiqendra








































Një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Etoloakarnanias të Greqisë.

Screenshot_7

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia vlerësohet se ishte 18.4 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte në liqenin e Trichonida, 5 kilometra në veriperëndim të Banjave Termale të Etoloakarnaniaa.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në zonën e Agrinios dhe në zona të tjera të Etoloakarnanisë si dhe në Patra.

Nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →