Shqiperia

Lëndë plasëse lokalit në Velipojë/ Dëme në tavan, flet vëllai i pronarit: S’kemi konflikte! Hera e dytë që ndodh. Policia të gjejë autorët

lende plasese lokalit ne velipoje deme ne tavan flet vellai i pronarit skemi konflikte hera e dyte qe ndodh policia te gjeje autoret
lende plasese lokalit ne velipoje deme ne tavan flet vellai i pronarit skemi konflikte hera e dyte qe ndodh policia te gjeje autoret

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me lëndë plasëse në një lokal në një fshat të Velipojës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”. Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. “Nga ora 3 e natës ka marrë vëllai në telefon dhe më tha; hajde shpejt se kanë hedhur lëndë plasëse në lokal. Është hera e dytë që ndodh. Që në herën e dytë, vëllai rri këtu dhe ruan objektin.

Siç shihet dhe në pamje, ka pasur dëme materiale. Nuk kemi konflikte, Unë jam emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, jam me nënshtetësi gjermane. E kam parë të arsyeshme që të bëja një investim në vendin tim. Nuk e di se pse ndodhi. Të vinë, të sulmojnë, pa i pasur kurrë kujt borxh, nuk e di. Policia të merret seriozisht me çështjen, se është hera e dytë. Duhet të gjenden autorët.”, tha vëllai i pronarit të lokalit, Kristian Preka.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts