Lënia jashtë Europianit nuk ndal kërkesat për Uzunin, zbulohet plani i rekordmenëve të Ligës së Europës për sulmuesin

lenia jashte europianit nuk ndal kerkesat per uzunin zbulohet plani i rekordmeneve te liges se europes per sulmuesin

































Lënia jashtë listës së Europianit e Myrto Uzunit ka qenë një nga surprizat më të mëdha të trajnerit Silvinjo në grumbullimin për aktivitetin. Kjo ishte një goditje e rëndë për sulmuesin që kishte bërë shumë mirë në La Liga me fanellën e Granadas duke shënuar 11 gola. Por kjo lënie jashtë, nuk ka zbehur aspak interesimin e klubeve të ndryshme për sulmuesin shqiptar, përkundrazi.

uzuni (1)

Mediat spanjolle raportojnë se janë të paktën dy klube të La Liga që kërkojnë të përfitojnë nga rënia e Granadas një kategori më poshtë. Rajo Vajekano ku luan Ivan Balliu dhe rekordmenët e Ligës së Europës, Sevilja, janë vënë në ndjekje të sulmuesit.

Ky i fundit raportohet se do të parapëlqente Seviljen dhe mësohet se klubi ka gati një plan për të bindur Granadën që të lërë futbollistin të transferohet. Ata kanë propozuar që Uzuni të huazohet me të drejtë shitje në radhët e tyre, duke vendosur klauzola të qarta për pagesën e kartonit të tij në varësi të numri të ndeshjeve, golave, si dhe arritjes së Seviljes, duke e bërë të detyrueshme pagesën e plotë të kartonit me objektiva specifikë.

Drejtuesit e klubit të Granadës po mendohen përballë kësaj situate nëse është më e mirë që të vazhdojnë të mbajnë lojtarin që t’i ndihmojë të kthehet në elitë, apo të përfitojnë ekonomikisht nga shitja e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co