Deputetët Toni Gogu dhe Flamur Noka janë përfshirë në një debat mes njëri-tjetrit në seancën e sotme në Kuvend.
Pas fjalës së Nokës ku u fol në lidhje me skandalin tek Onkologjiku dhe korrupsionin e qeverisë, Gogu e ka ftuar opozitën që të bëhet pjesë e komisionit anti-korrupsion.
Pjesë nga diskutimi:
Toni Gogu: Ti harron që ngjason me ata çobejntë që në krye të qoshes kanë vënë ujkun dhe ankohen pse iu zvogëlohet tufa në vathë. Mos fol për korrupsionin, por eja te komisioni i posaçëm dhe t’u japim shqiptarëve atë që presin, luftë ndaj korrupsionit kudo shfaqet. Por Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh mos vazhdo të flasësh. Eja të bëjmë luftën ndaj korrupsionit në çdo qelizë. Leri llafet dhe eja t’i futemi punës
Flamur Noka: Berisha është simbol i antikorrupsionit. E ka vërtetuar që ju dhe SKAP nuk artikuluan një akuzë në 6 muaj që e mbani në arrest shtëpie. Më ftoni në komisionin e anti-korrupsionin. Me kë të ulëm me Vilma Nushin, Olsin apo…? Krimi e korrupsioni luftohen me vullnet politik.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co