Bota Sport

Leroi Sane fotograf, selfie i Grudës me Shvajnshtajger bën xhiron e rrjetit. Flet talenti shqiptar: Legjendë! E telefonoi Myler dhe i tha…

leroi sane fotograf selfie i grudes me shvajnshtajger ben xhiron e rrjetit flet talenti shqiptar legjende e telefonoi myler dhe i tha

































Një nga momentet më interesante në prag të ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Ukrainës të hënën në darkë në Nyrenberg ishte kur kamerat filmuan një takim në cep të fushës. Brajan Gruda, talenti shqiptar i grumbulluar nga Gjermania, po bisedonte miqësisht me Bastian Shvajnshtajger, i cili tashmë është në rolin e opinionistit sportiv për një nga televizionet gjermane.

gruda shvajni sane

Gruda më pas bëri një selfie me të dhe aty u përfshi edhe Leroi Sane i cili mori celularin e djaloshit dhe shkrepi ai fotot. Këto momente bënë xhiron e rrjetit pasi treguan emocionet e Grudës përballë një ish-kampioni të madh siç është Shvajnshtajger.

gruda shvajni

Sot, ka qenë vetë Gruda ai i cili ka treguar për “Bild” ato momente para ndeshjes dhe si kishin rrjedhur ngjarjet. “Gjërat shkuan kështu: Unë i thashë Leroit se Shvajni po qëndronte para nesh. Leroi më pas i tha menjëherë Tomas që unë dëshiroja të bëja një foto me Shvajnin”, shtoi ai, duke zbuluar se në këtë situatë ishte përfshirë edhe Myler.

muler gruda

“Ai e telefonoi Shvajnin menjëherë dhe ky i fundit i tha që mund të shkoja ta takoja. Dhe pastaj thjesht bëra një foto me të. Isha paksa i ekzaltuar.

sane shvajni gruda

Pse desha ta takoja? Ai është një legjendë e Gjermanisë. Fakti që ai po qëndronte përpara meje… Kjo ishte hera e parë që e shihja. Ishte një ndjesi e mirë. Ai më tha që kisha bërë një punë të mirë te Mainc”, shtoi Gruda, për të cilin grumbullimi me Gjermaninë ishte emocionuese pikërisht se tani qëndronte me disa legjenda.

“Je shumë nervoz kur vjen këtu për herë të parë. Ata janë të gjithë yje botërorë, të duket si një film. Unë jam tifoz i disa prej këtyre lojtarëve, unë i kam parë në TV kur isha i vogël. Tani jam ulur në tavolinën e drekës me Manuel Nojer”, tha djaloshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts