Letonia planifikon të dërgojë në të ardhmen e afërt grupin e parë të dronëve të prodhimit vendas me vlerë 1 milion euro në Ukrainë, tha kryeministrja e Letonisë Evika Silina në një konferencë për shtyp me homologun e saj ukrainas Denys Shmyhal.
Ajo vuri në dukje se dronët e prodhuar nga Letonia u testuan: “Kolegët tanë ukrainas pranuan se ata janë efektivë në luftime”.
Silina shtoi se, në total, Letonia planifikon të ndajë 9 milionë euro për furnizimin me dron në Ukrainë në vitin 2024.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co