Leverkusen nuk “vdes” kurrë, sërish në shtesë, sërish në frymën e fundit, realizojnë një gol përballë Dortmund duke ruajtur statusin e tyre si të pathyeshëm. Kjo ishte një sfidë që në letër nuk kishte asnjë vlerë për “aspirinat”, në një kohë kur titull u mbyll matematikisht një javë më parë, por ekipi i Alonsos nuk bën asnjë kompromis, vijon sezonin e tyre perfekt. Ky është viti ideal për të synuar “tripletën” e famshme, për ta bërë edhe më të paharruar këtë sezon ëndrrash.
[embedded content]
Nëse për Leverkusen nuk kishte asnjë vlerë, për Dortmund kjo ishte një ndeshje jetike pasi verdhezinjtë ndodhen ende jashtë zonës Champions, për momentin, pas javës së 30-të, e shohin vetën në vendin e pestë në kuotën e 57 pikëve, dy më pak se Leipzig. Dy ekipet dhuruar një ndeshje të luftuar për çdo top, më në fund pas disa tentativave, Dortmund kaloi në avantazh në minutën e 81-të, me Fullkrug që me një goditje fluturimthi në zonë dërgoi topin në rrjetë. Leverkusen nuk u dorëzua deri në fund, dhe në minutën e 97-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Stanisic me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Një gol që mban të gjallë rekordin e tyre me 45 ndeshje pa pësuar humbje.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co