Ndërsa komenton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga qarkullimi dinarin serb, historiani i njohur, profesor Paskal Milo i ftuar në “Open” në News 24, thotë se kryeministri Albin Kurti do të shkojë me një paketë në Bruksel për t’iu imponuar Serbisë.
“Kurti është duke lëvizur me një plan të studiuar me atë paketë, me të cilën do të shkojë në negociatat e ardhshme. E nxori në agjendë çështjen e dinarit dhe strukturave paralele. Me reagimin që bëri NATO siguroi sigurinë e Kosovës.
Pasi e zgjidhi problemin e sigurisë nga NATO tani tenton të krijojë paketën me të cilën të shkojë në Bruksel dhe po fut në agjendë të gjithë problematikën.
Do ta këmbejë realizimin e asociacionit që i kërkohet me forcë, do ta këmbejë me një paketë të tillë që nga njëra anë i krijon disa të drejta komunitetit serb dhe nga ana tjetër do të sigurojë një sovranitet më të plotë në çështje delikate që janë këto që përmendëm. Mund të jenë edhe të tjera. Nuk mund ta shohim si një lëvizje inatçore dhe që synojë pikë politike për të shtuar votat. Është një qasje e mirëmenduar”, tha profesor Milo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co