Lëvizja revolucionare e princeshës së Dubait, ndan burrin e saj përmes rrjeteve sociale, por…

levizja revolucionare e princeshes se dubait ndan burrin e saj permes rrjeteve sociale por
levizja revolucionare e princeshes se dubait ndan burrin e saj permes rrjeteve sociale por

Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum, një nga 26 vajzat e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, la bashkëshortin e saj, me të cilin ishte e martuar prej një viti, me vetëm një mesazh në rrjetet sociale. Një lëvizje, e cila për gratë që jetojnë në një vend ku nuk konsiderohen të barabarta me burrat, si ligjërisht ashtu edhe nga ana sociale, është revolucionar.

“I dashur bashkëshort, meqë je i zënë, unë po bëj një deklaratë publike për divorcin tonë. Unë të divorcoj, unë të divorcoj, të divorcoj. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote.”

Me këto fjalë, 30-vjeçarja hodhi poshtë publikisht Sheikh Mana Bin Mohammed Al Maktoum, një biznesmen dhe gjithashtu një anëtar i familjes mbretërore të Dubait, me të cilin kishte një vajzë. Një lëvizje që me siguri do të ketë krijuar mjaft bujë brenda mureve të pallatit. Të kontaktuar nga mediat, qeveria e Dubait dhe bashkëshorti i princeshës, nuk kanë komentuar ende.

Mahra Al Maktoum përdori një praktikë të përdorur në disa vende myslimane, në të cilën burrat, për të divorcuar gratë e tyre, e deklarojnë divorcin tri herë, duke e bërë atë menjëherë të efektshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →