Lëvizje të detyruara në formacion, Vllaznia ndryshon sërish

levizje te detyruara ne formacion vllaznia ndryshon serish
levizje te detyruara ne formacion vllaznia ndryshon serish

Geralb Smajli do t’i mungojë sërish Vllaznisë, ashtu si në ndeshjen e fundit në Kukës. Mbrojtësi i krahut të djathtë pësoi një dëmtim në ndeshjen e Shpresave me Finlandën disa ditë më parë dhe u kthye në Shkodër, duke alarmuar stafin teknik të kuqebluve.

Lojtari që po bën një sezon shumë të mirë si titullar, pritet që sot të nisë stërvitjen individuale, çka do të thotë se nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Qatip Osmani për ndeshjen së premtes kundër Erzenit. Përveç tij, do të mungojë edhe portieri Jurgen Mehidri.

FORMACIONI – Me këto dy mungesa, Vllaznia do të ndryshojë detyrimisht kundër shijakasve. Portën pritet ta mbrojë Kristi Qarri, i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Për pozicionin e Smajlit pritet që trajneri Osmani të zgjedhë Salën, një lojtar që e ka bërë mirë edhe herë të tjera mbrojtësin e djathtë. Ai do të plotësojë repartin e prapavijës bashkë me Stojanoviç, Juriç dhe Hakaj. Rikthehet në mesfushë një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit, Ardit Krymi, i cili në Kukës ishte i skualifikuar. Boshnajku dhe Alivoda do të bashkohen me të në treshen e mesit të fushës dhe në sulm do të jetë treshja e përbërë nga Mala, Balaj dhe Gruda. Me rikthimin e Malajt në sulm, Çoba e nis nga stoli ndeshjen me Erzenin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →