Robert Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm. Me përjashtim të ndonjë surprize të madhe, siç raportohet nga gazeta spanjolle Sport, sulmuesi polak ka vendosur të qëndrojë te katalanasit, pavarësisht ofertave tunduese që vijnë nga Arabia Saudite.
Barcelona nuk ka ndërmend të humbasë një lojtar të rëndësishëm edhe për të plotësuar tekat e lojtarit, është gati të bëjë edhe sakrifica ekonomike. Për më tepër, vullneti i Lewandowskit ka qenë gjithmonë që të mos ndryshojë skuadër, siç i është komunikuar tashmë agjentit të tij javët e fundit. Lojtari ka realizuar 13 gola këtë sezon në La Liga.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co