Li Karsli merr zyrtarisht stolin e kombëtares së Anglisë

li karsli merr zyrtarisht stolin e kombetares se anglise




































Trajneri i Anglisë U-21, Li Karsli, ka marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares së Anglisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit të ardhshëm, pasi Federata Angleze vazhdon procesin e saj për të emëruar një pasues afatgjatë të Garet Sauthgejtit.

karsli

Ky i fundit dha dorëheqjen dy ditë pasi Anglia humbi finalen e Kampionatit Evropian kundër Spanjës dhe skuadra e Anglisë që do të përballet me Republikën e Irlandës dhe Finlandën do të shpallet më 29 gusht.

Me këtë afat kohor, FA i ka dhënë trajnerit të Anglisë U-21, Karsli, rolin e trajnerit provizor, ndërsa ndihmësi i tij pritet të jetë ish-mbrojtësi i Anglisë Eshli Kol. Federata Angleze nuk e përjashton që Karsli të bëhet edhe trajneri i ardhshëm i Anglisë nëse ai do të bindë drejtuesit e federatës në këto ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →