Libani akuzon Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme: Nuk pranojmë përpjekjet për imponim

libani akuzon iranin per nderhyrje ne punet e brendshme nuk pranojme perpjekjet per imponim





































Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati kundërshton ndërhyrjen iraniane në çështjet e politikës së brendshme të Libanit.

Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati
Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati

Reagimi i Libanit vjen në përgjigje të deklaratave të kryetarit të parlamentit Irania Mohammad Kalibaf, i cili tha se Teherani është gati të negociojë me Francën për zbatimin e Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2006.

Rezoluta 1701 parashikon që zona kufitare e Libanit jugor do të jetë pa armë dhe forca të armatosura të ndryshme nga ato që i përkasin shtetit të Libanit.

“Ne jemi të befasuar nga ky pozicion që përbën ndërhyrje të hapur në punët libaneze dhe një përpjekje për tu imponuar mbi Libanin,” tha Najib Mikati, sipas një deklarate të qeverisë.

Negocimi për zbatimin e Rezolutës 1701 të OKB-së është një çështje e shtetit libanez, shtoi Najib Mikati. Në bazë të Rezolutës 1701, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mandaton misionin paqeruajtës të OKB-së UNIFIL për të ndihmuar ushtrinë libaneze për të siguruar që Libani jugor të jetë pa luftëtarë dhe armë të tjera nga ato që i përkasin qeverisë libaneze.

Izraeli thotë se ushtria libaneze dhe UNIFIL nuk kanë arritur të sigurojnë zonën dhe kanë nisur operacionin tokësor kundër Hezbollahut më 1 tetor krahas luftës në Gaza.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shprehur shqetësime serioze pasi pozicionet e OKB-së në Libanin jugor janë vënë nën kritika.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres se ka ardhur koha që UNIFIL të tërhiqet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →