Kosova

Liberalizimi i vizave në Kosovë, mbi 318 mijë qytetarë aplikuan për t’u pajisur me pasaporta nga 1 janari

liberalizimi i vizave ne kosove mbi 318 mije qytetare aplikuan per tu pajisur me pasaporta nga 1 janari

Mbi 318 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta nga 1 janari i këtij viti, pas liberalizimit të vizave.



Kosove

Përkundër rritjes së kërkesave, sivjet Agjencia për Regjistrim Civil thotë se s’ka probleme me materialin, siç ndodhte vitin e kaluar.

“Tani nuk kemi probleme, kemi material të mjaftueshëm për të gjitha dokumentet dhe qëndrojmë shumë mirë dhe procedurat jemi brenda afateve ligjore, përkundër kërkesave që kanë qenë në rritje gjatë kohës sa ishte diaspora. Nga 1 janari deri më sot, janë mbi 318 mijë qytetarë që kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me pasaportë. Është e vërtetë që kemi pas mungesë të stafit për shkak të daljes në pension apo çështjeve të ndryshme, tani jemi në procedura të rekrutimit, i kemi shpallë disa konkurse nëpër komuna që janë më me prioritet dhe jemi në vazhdimësi duke bërë kërkesë sa i përket shpalljes së konkurseve dhe t’i plotësojmë vendet e tjera me zyrtarë”, ka thënë Kryeshefi i ARC’së, Blerim Camaj.

Mbi 10 mijë prej aplikimeve janë prej qytetatëve serbë. Shpjegimi më i mirë për këtë shifër, sipas Camaj, është liberalizimi i vizave.

Ai ka theksuar se përveç interesimit për pasaportat e Kosovës, shumë qytetarët serbë kanë filluar t’i konvertojnë edhe targat.Gjatë kësaj periudhe, Camaj ka thënë se mbi katër mijë automjete të pronarëve serbë janë konvertuar në targat e Republikës së Kosovës.

“Qytetarët serbë duhet ta kuptojnë se ata që jetojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës duhet të pajisen me dokumente, duke filluar nga letërnjoftimi, pasaporta e kështu më radhë. Në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës që janë me shumicë serbe, janë dikund 105 mijë qytetarë serbë që kanë letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Vlen të theksohet se nga liberalizimi i vizave, nga 1 janari deri më tani, 10 428 qytetarë serbë kanë marrë pasaportë të Republikës së Kosovës. Kështu që pas liberalizimit të vizave është shfaqur edhe interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaportë”, ka thënë Camaj për Ekonomia Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts