Deputeti i Partisë së Lirisë Perit Vasili, ka evidentuar se gjendja e Bibliotekës Kombëtare është sipas tij e tmerrshme.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se librat mbahen në kuti bananesh ndërsa sallat e leximit janë kthyer në magazina.
Ai shtoi se ndërsa miliarda euro vidhen e shpërdorohen me koncesione e tendera nuk ka financim për Bibliotekën Kombëtare.
Postimi i plotë:
Biblioteka Kombetare ne dite te zeze, Rama urren librat dhe adhuron inceneratoret e plehrave!
Gjendja e Bibliotekes Kombetare eshte pak te thuash e tmerrshme:
Librat kapicë nëpër kartonë bananesh,
Salla leximi të mbyllura dhe te kthyera ne magazina
Automate që ulen për të eleminuar rrezikun e zjarrin kur punonjësit mbyllin zyrat.
Në fond nuk futet më asnjë libër sepse librat kanë arritur deri në tavan dhe nuk ka me vend.
Vite më parë, biblioteka pësoi përmbytje dhe u përfshi nga zjarri por prej asaj kohe, rreziku nuk është zhdukur.
Ky kryeminister tallava dhe grabitqar nuk ka turp qe te lere Biblioteken Kombetare per faqe te zeze dhe ne nje gjendje katastrofike mu ne mes te Tiranes.
Por nga ana tjeter vazhdon e vjedh pa pushim me inceneratore, shemb teatrin, rremben prona per investitoret gjoja strategjike, por qe pastrojne parate e qeverise, vjedh me rruget me dhjetfishin e cmimit.
Kultura kombetare eshte nen nje sulm vandal e te paprecedent ne keto 11 vite shume te erret, qe qeveris shkollepaku dhe antilibri Edi Rama.
Vandalizmi antikulture i Edi Rames nuk ndalet, sepse ai i urren egersisht librat dhe adhuron vetem e vetem inceneratoret e plehrave.
I palexuar, i pa sqime dhe armik i librit dhe i shkences, ky sharlatan lexon,rilexon dhe adhuron vetem fjalimet e tij idiote te mbushura me brockulla, banalitete dhe vulgaritete te nje injorance pa kufi.
Tirana nxin nga pikpamja kulturore, pa teatro, me biblioteken kombetare per turp, me shembjen e cdo gjurme kulture.
Ajo eshte shnderruar ne nje grumbull te zymte kullash si kryevepra e neveritshme e Rames dhe vandaleve te tjere antikulture qe e rrethojne e gajasen me histerine e shkaterrimit dhe vrasjes se kultures kombetare.
Perfundim!
Ndersa miliarda euro vidhen e shperdorohen me koncesione, inveneratore, qe nuk ekzistojne fare e tendera hajduterirash pa fund, financim per Biblioteken Kombetare qe po shkaterrohet nuk ka.
Ndersa fadromat e tij prishin dhe s’pyesin per asgje gjoja per interes publik, Biblioteka Kombetare nuk konsiderohet prej shkollepakut Rama interes i larte Publik dhe ajo vazhdon te mbetet e strukur dhe e rrasur ne nje qoshe, ne kushte mizerabel te Pallatit te Kultures.
Ndersa duhet te ishte objekti i krenarise se kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise Biblioteka Kombetare eshte sot, jo per faj te saj nje turp i vertete.
Vendi i shenjte i librave nuk jane kutite e bananeve apo te hekurit, por raftet e bibliotekave me kushte infrastrukturore e parametra ruajtjeje optimale.
Nje biblioteke, qe nuk pranon dot më libra te reja se nuk ka vend dhe qe mbyll sallat e leximit dhe i kthen ne magazina, do te thote se ka mbaruar dhe vetem biblioteke nuk eshte më.
Fjalet gjithsesi jane shume te varfera per te pershkruar dramen e Bibliotekes Kombetare dhe bashke me të, tè gjithe kultures kombetare dhe dijes, ne keto vite te zeza te Edi Rames, qe ja kalojne e tejkalojne qindra here edhe diktatures komuniste , qe ne keto kushte kaq skandaloze nuk ra.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co