Bota

Lideri çeçen i Rusisë takon Putinin, i ofron më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë: Jemi të gatshëm për…

lideri cecen i rusise takon putinin i ofron me shume trupa per te luftuar ne ukraine jemi te gatshem per































Lideri i rajonit çeçen të Rusisë, Ramzan Kadyrov, ka bërë të ditur të enjten se është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin, dhe se i ka ofruar atij t’i dërgojë më shumë luftëtarë për ta ndihmuar Moskën në konfliktin e saj më shumë se dyvjeçar në Ukrainë.

Ramzan Kadyrov

Kadyrov, i cili e ka udhëhequr rajonin e tij të Kaukazit Jugor si një besnik i Kremlinit që nga viti 2007, ka publikuar një fotografi me Putinin, teksa ka bërë të ditur se ka diskutuar problemet ekonomike të rajonit, raporton Reuters.

Ai ka thënë se dhjetëra e mijëra “luftëtarë të trajnuar mirë dhe të pajisur nga rezervat”, janë të gatshëm që të luftojnë për Rusinë në Ukrainë, nëse jepet sërish një urdhër i tillë.

Në total 43,500 trupa kanë shërbyer tashmë në Ukrainë, përfshirë 18,000 vullnetarë, sipas Kadyrovit.

“Unë ia transmetova vullnetin e njerëzve tanë dhe e ftova liderin tonë kombëtar që të vijë për vizitë në Republikën Çeçene”, ka shkruar ai.

Kadyrov i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme raportet se ai nuk është mirë, dhe ka publikuar fotografi të vetat duke ushtruar dhe duke kryer takime të ndryshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts