Kreu i Hezbollahut të Libanit paralajmëroi në një fjalim televiziv se nëse armiqësitë me ushtrinë izraelite përshkallëzoheshin në një luftë më të gjerë, atëherë luftëtarët e lëvizjes do të luftonin “pa rregulla” dhe “pa kufizime”.
Ai shpjegoi se askund në Izrael nuk do të ishte i sigurt nga sulmet e Hezbollahut, madje duke folur edhe për objektiva të mundshëm në Detin Mesdhe.
Për herë të parë, Hassan Nasrallah lëshoi kërcënime kundër Qipros, duke nënvizuar se Hezbollahu mund ta konsiderojë atë të përfshirë në luftë nëse vazhdon të lejojë Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat e tij për qëllime ushtarake.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co