Liga e Kampioneve/ 50 vjet pas herës së fundit, rikthim në malore për Bolonjën

liga e kampioneve 50 vjet pas heres se fundit rikthim ne malore per bolonjen




































Në sezonin 1964-65 daton edhe pjesëmarrja e fundit e Bolonjës në Ligën e Kampioneve. Falë ecurirë së jashtëzakonshme nën drejtimine Tiago Motës kuqeblutë rikthehen të shijojnë kompeticionin madhor plot gjysmë shekulli pas herës së fundit.bolonjaShorti nuk ka qenë fort bujar me bolonjës që e nisin që nga vazo e fundit. Skuadra e drejtuar nga Italiano do të duhet të grumbullojë pikët e nevojshme ndaj klubeve që europën e kanë frekuentuar rregullisht në vitet e fundit. Dortmundi dhe Liverpuli janë rivalët më të forta, por nuk është se vlejnë më pak Shaktari, Sportingu i Lisbonës, Benfika apo Monakoja.

Lila dhe Aston Vila janë ekipet më pak të kuotuara krahasuar me Bolonjën rrugëtimi i së cilës do të nisë menjëherë duke pritur Dortmundin e më pas duke shkuar në “Anffield Road” për të matur forcën me Liverpulin. Ndeshjen e fundit bolonjezët do ta luajnë gjithashtu në transfertë në Angli me Aston Vilën si kundërshtare. Rivalet e Bolonjës në Champions: Dortmund, Liverpool, Shakhtar, Benfica, Lilë, Sportingu i Lisbonës, Monako dhe Aston Vila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →