Bota Sport

LIGA E KAMPIONEVE/ Nuk ka surpriza në turin e dytë, kalojnë ekipet pretendente. Plotësohen çiftet, ka supersfida në turin e tretë

liga e kampioneve nuk ka surpriza ne turin e dyte kalojne ekipet pretendente plotesohen ciftet ka supersfida ne turin e trete





































Liga e Kampioneve ka mbyllur sot ndeshjet e turit të dytë të saj, me sfida që ashtu si të martën, kanë parë skuadrat pretendente të vazhdonin më tej, duke u garantuar kësisoj edhe praninë në fazën në grupe në një prej turneve të UEFA-s.

champions

Rumunëve të FCSB u ka mjaftuar një fitore minimale në transfertë ndaj Makabi Tel Aviv për të vazhduar më tej. Ndërsa Dinamo Kiev nuk e ka diskutuar Partizanin e Beogradit, duke e mundur pastër 3-0 në fushën e këtij të fundit.

Ndërkohë, priten përballje shumë të ndezura në turin e tretë, ku shorti ka vënë përballë skuadra me shumë pretendime, si çifti Lilë-Fenerbahçe, apo ai Dinamo Kiev-Rejnxhërs.

TË MARTËN

Karabak-Linkols Red Imps 5-0

Fenerbahçe-Lugano 2-1

Petrokub-APOEL 1-1

Sparta Pragë-Shamrok Rovers 4-2

TNS-Ferencvarosh 1-2

Sllovan Bratislava-Çelje 5-0

Klaksvik-Malmo 3-2

SOT

RFS-Bodo/Glimt 1-3

Midtjylland-Santa Koloma 1-0

Makabi Tel Aviv-FCSB 0-1

Partizan Beograd-Dinamo Kiev 0-3

Jagellonia-Panevezis 3-1

Dinamo Minsk-Ludogorets 1-0

Borac Banja Luka-PAOK 0-1

*Të theksuara skuadrat e kualifikuara

TURI I TRETË

Karabak-Ludogorets

Sllovan Bratislava-APOEL

Sparta Pragë-FCSB

Malmo-PAOK

Midtjylland-Ferencvarosh

Jagellonia-Bodo/Glimt

Slavia Pragë-Union SG

Lilë-Fenerbahçe

Dinamo Kiev-Rejnxhërs

RB Salcburg-Tuente

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts