Bota

Ligjet e reja ruse do t’i kufizojnë “në mënyrë dramatike të drejtat e migrantëve”

ligjet e reja ruse do ti kufizojne ne menyre dramatike te drejtat e migranteve
ligjet e reja ruse do ti kufizojne ne menyre dramatike te drejtat e migranteve

Aktivistja ruse për të drejta të njeriut, Valentina Chupik, ka thënë se legjislacioni i ri për migrantët, i miratuar këtë javë nga Duma ruse, do t’i kufizojë në mënyrë dramatike të drejtat e punëtorëve migrantë.

Mijëra burra dhe gra prej Azisë Qendrore shkojnë rregullisht në Rusi si punëtorë migrantë, për të fituar para mjaftueshëm edhe për familjarët e lënë në shtëpi.

Duke folur për Televizionin Current Time – platformë e Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – Chupik ka thënë se projektligjet që janë miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, do t’iu mundësojnë zyrtarëve policorë rusë që të kontrollojnë plotësisht rutinën e punëtorëve migrantë dhe mund t’iu ndalohet dalja nga shtëpia, puna dhe blerja në dyqan, edhe pa ndonjë vendim të gjykatës.

“Përveç kësaj, i ashtuquajturi regjimi për migrantët do t’ia mundësojë secilit zyrtar policor që t’i ndalojë migrantët deri në 48 orë, për të kuptuar nëse ata janë nën kërkim prej regjimit për migrantët”, ka thënë Chupik.

Ky legjislacion është miratuar teksa rritet disponimi kundër migrantëve, sidomos pas arrestimit të disa shtetasve taxhikë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sulm terrorist në fund të muajit mars në një sallë koncerti, i cili ka lënë më shumë se 140 njerëz të vdekur./REL/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts