Ligji i luftës, sa do të ndikojë rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë te Greqia? Ja ç’thotë Dritan Hoti

ligji i luftes sa do te ndikoje rezoluta e kuvendit te shqiperise te greqia ja cthote dritan hoti
ligji i luftes sa do te ndikoje rezoluta e kuvendit te shqiperise te greqia ja cthote dritan hoti

Dritan Hoti, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, ka folur lidhur me deklaratën e Parlamentit shqiptar që i kërkon Parlamentit grek heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Hoti tha se ky ligj ekziston prej 84 vitesh, ndërkohë që me Italinë ky ligj nga pala greke nuk ekziston më.

Vazhdimësia e këtij ligji, tha Hoti, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Ai tha se heqja e këtij ligji është shumë e thjeshtë, mjafton një dekret, për të zhbërë atë dekretin mbretëror, mbi të cilën bazohet ky ligj i luftës.

“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë do të tërheqë vëmendjen, por nuk ndikon aspak në vendimmarrjen për të hequr ligjin e luftës, për këtë ka një mënyrë shumë të thjeshtë, pavarësisht se nxirren artifica të ndryshme”, tha Hoti.

[embedded content]

Ai tha se ligji i luftës është një artificë, ka të bëjë bëjë me helenizmin. “Sot si Shqipëria dhe Greqia janë anëtarë të NATO-s, ndaj nuk mund të ketë pretendime territoriale të asnjë shteti në dëm të shtetit tjetër”, tha Hoti.

Sipas tij, historia e Çamërisë është dëshmi e njerëzve të gjallë, por kjo çështjes përtej ligjit të luftës, që duhej të ishte rrëzuar, mund të ketë një lloj interference me ligjin e luftës, por është shumë herë më ekzistenciale se ligji i luftës.

Ai tha se ky ligj lufte që mbahet në fuqi nga pala greke bie ndesh edhe me traktatin e miqësisë midis dy vendeve të vitit 1996.

“Ekzistenca e ligjit të luftës tregon se ka një mekanizëm që e mendon shtetin fqinj në situatë lufte në një moment të caktuar”, tha Hoti. Ai shtoi se ky ligj është edhe një parakush se si Greqia do t’i konsiderojë marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe si një parakusht përsa i takon raporteve që duhet të ketë Shqipëria me fqinjin e saj.

“Presion të drejtpërdrejtë ndaj Greqisë nuk ushtrojmë dot, pasi kanë kaluar 32 vite nga vendosja e demokracisë në Shqipëri. Ligji i luftës është një pengesë e marrdhënieve të Greqisë jo vetëm më Shqipërinë, por me Botën shqiptare”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →