Bota

Ligjvënësit izraelitë të vijës së ashpër kritikojnë thirrjet e Nënpresidentes Harris për armëpushim

ligjvenesit izraelite te vijes se ashper kritikojne thirrjet e nenpresidentes harris per armepushim
ligjvenesit izraelite te vijes se ashper kritikojne thirrjet e nenpresidentes harris per armepushim

Ligjvënësit e vijës së ashpër izraelitë kritikojnë kritikuan ashpër të premten thirrjet e Nënpresidentes Kamala Harris për armëpushim dhe shqetësimin që ajo ngriti mbi vujajtet njerëzore në Gazë, në përfundim të takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në komentet për gazetarët të enjten, zonja Harris tha se ajo shprehu angazhimin e palëkundur ndaj Izraelit dhe se përherë do të përiqet që të sigurohet që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Mënyra se si e bën këtë, ka rëndësi”, tha ajo.

Ajo theksoi se i kishte shprehur zotit Netanyahu shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjes njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e “shumë civilëve të pafajshëm”. “Nuk do të hesht”, tha ajo.

Zonja Harris u kërkoi ndërmjetësuesve arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës.

Në një postim në rrjetin social X, ministri izraelit i Financave, i vijës së ashpër, Bezalel Smotrich, kritikoi deklaratat e zonjës Harris, duke thënë se thirrja e saj për armpëpushim është një thirrje që Izraelit të dorëzohet.

“Kamala Harris zbuloi para gjithë botës atë që kam thënë prej javësh, çfarë fshihet në të vërtetë pas marrëveshjes”, shkroi ai. “Dorëzimi ndaj udhëheqësit ushtarak të Hamasit Sinwar. Mos bini në këtë kurth”!

Pak pas tij, një tjetër izraelit i vijës së ashpër, ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, shkroi shkurt në llogarinë e tij në rrjetin X, duke ndjekur të njëjtën linjë, se “nuk do të ketë armëpushim, Zonja Kandidate”.

Komentet e tyre vijnë pasi udhëheqësit e tre vendeve, Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re bënë thirrje për një armëpushim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts