Lija e majmunit mbërrin në Itali? Një rast i dyshuar në spital, pacientët në panik

lija e majmunit mberrin ne itali nje rast i dyshuar ne spital pacientet ne panik
lija e majmunit mberrin ne itali nje rast i dyshuar ne spital pacientet ne panik

Momente shqetësimi mëngjesin e sotëm në departamentin e urologjisë të spitalit San Giovanni di Dio në Agrigento për shkak të një rasti të dyshuar të lisë së majmunit.

Sipas raportimeve, një shtetas afrikan, i shoqëruar nga një bashkëmoshatar, u paraqit pas triazhit për një vizitë të specializuar duke u ankuar për shqetësime të rënda.

Menjëherë pas kontrollit të parë dhe analizave të gjakut, u përhap me shpejtësi fjala se burri kishte linë e majmunit dhe mes pacientëve që prisnin shpërtheu paniku.

Por, më pas rezultoi një alarm i rremë.

Pavarësisht kësaj, për masa paraprake mjekët vendosën menjëherë dezifektimet higjienike të dhomave dhe, me sa duket, profilaksinë e nevojshme, por sipas pacientëve të tjerë, emigranti i ri, ashtu si edhe burri që e kishte shoqëruar, u zhdukën.

Ekipi i San Giovanni di Dio raporton se nga vlerësimet fillestare lezionet e lëkurës mund t’i atribuohen simptomave infektive. Megjithatë, stafi nuk ishte në gjendje të sqaronte nëse burri, siç raportuan pacientët, në të vërtetë u largua dhe u zhduk pa gjurmë apo jo.

Lija e majmunëve është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus i ngjashëm me linë, por më serioz. Lija e majmunit transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë me lezione në lëkurë dhe mukozë ose me lëngje trupore, gjatë aktivitetit seksual, në kontakt të zgjatur ballë për ballë nëpërmjet pikave të pështymës ose duke prekur objekte të kontaminuara (veshje, peshqirë, çarçafë, enët etj).

Simptomat konsistojnë në shpërthime me vezikula në çdo pjesë të trupit (më të shpeshta në zonat anogjenitale), ethe, ënjtje të nyjeve limfatike, inflamacion dhe dhimbje në rektum.

Simptoma të tjera janë dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve dhe dobësia.

Më 14 gusht 2024, OBSH shpalli një emergjencë shëndetësore të lidhur me epideminë e një lloji të ri, dukshëm më ngjitës të Mpox.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →